Rizvanolli: Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoni të Veriut

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA EMV) kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut . Pas kësaj ka reaguar ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli. Ajo deklaroi se përgjatë 3 viteve, KEK…

Lajme

18/08/2026 11:49

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA EMV) kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut .

Pas kësaj ka reaguar ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli.

Ajo deklaroi se përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.

Sipas saj, për herë të parë, kontrata është bërë mes dy kompanive publike, që janë KEK dhe ESM, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.

✅ Për herë të parë, kontrata është bërë mes dy kompanive publike, KEK dhe ESM.

✅ Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve. Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%.

✅ Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk ndikohet në asnjë mënyrë nga kjo kontratë, duke qenë se ESM është përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit që do ta blejë./Lajmi.net/