Rizvanolli pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC: Fillimi i zbatimit do të bëhet sa më herët që është e mundur

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shprehur e kënaqur me finalizimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe MCC-së, nga e cila Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë, për furnizim me energji. “Kënaqësi që sot nënshkruam, pas gjithë punëve që janë bërë. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar”, tha Rizvanolli. Ministrja tha se është…

Lajme

27/07/2022 22:52

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shprehur e kënaqur me finalizimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe MCC-së, nga e cila Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë, për furnizim me energji.

“Kënaqësi që sot nënshkruam, pas gjithë punëve që janë bërë. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar”, tha Rizvanolli.

Ministrja tha se është kënaqësi dhe nder që ishte e angazhuar në udhëheqjen e ekipit gjatë negociatave të cilat janë zhvilluar.

“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes do të bëhet sa më herët që është e mundur”, tha ajo./Lajmi.net/