Rizvanolli: Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse
Ndërrmarja, Ibër-Lepenci është shndërruar në një ndërrmarje fitimprurëse. Kështu të paktën ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rizvanolli përmes grafikave ka paraqitur fitimet e Ibër-Lepencit që nga viti 2019 e deri tani, transmeton lajmi.net. Sipas shifrave që ka publikuar ministrja, Rizvanolli, Ibër-Lepenci është shndërruar në ndërrmarje fitimprurëse…
Lajme
Ndërrmarja, Ibër-Lepenci është shndërruar në një ndërrmarje fitimprurëse. Kështu të paktën ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rizvanolli përmes grafikave ka paraqitur fitimet e Ibër-Lepencit që nga viti 2019 e deri tani, transmeton lajmi.net.
Sipas shifrave që ka publikuar ministrja, Rizvanolli, Ibër-Lepenci është shndërruar në ndërrmarje fitimprurëse që nga viti 2022, kurse viti 2024 shënon fitim edhe më të madh pas disa vitesh me humbje. Shifrat për vitin 2024 janë preliminare, kurse ato përfundimtare do të publikohen në vijim.
Ja postimi i plotë:
Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje.
*Shifrat për vitin 2024 janë preliminare.
Kanali i Ibër-Lepencit u sulmua më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.