Rizvanolli: Është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive. Ajo ka njoftuar se nga tani mund të aplikoni. “Sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€ për të: – Izoluar shtëpitë e…

Lajme

27/08/2024 10:21

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.

Ajo ka njoftuar se nga tani mund të aplikoni.

“Sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€ për të:
– Izoluar shtëpitë e çatitë tuaja
– Zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme”, ka shkruar Rizvanolli. /lajmi.net/