Rizvanolli 200 mijë euro në bankë, Syla: Po t’i kishin populli, do t’i izolonin shtëpitë

Gazetari Valon Syla, ka rikujtuar faktin se ministrja që bëri thirrje për “izolim të shtëpive”, Artane Rizvanolli, ka 200 mijë euro në bankë. Syla me anë të një postimi në Facebook ka thënë se po t’i kishin qytetarët e Kosovës këto mjete në bankë, atëherë të gjithë do t’i izolonin shtëpitë, shkruan lajmi.net. “Rizvanollka i…

Lajme

30/09/2022 12:40

Gazetari Valon Syla, ka rikujtuar faktin se ministrja që bëri thirrje për “izolim të shtëpive”, Artane Rizvanolli, ka 200 mijë euro në bankë.

Syla me anë të një postimi në Facebook ka thënë se po t’i kishin qytetarët e Kosovës këto mjete në bankë, atëherë të gjithë do t’i izolonin shtëpitë, shkruan lajmi.net.

“Rizvanollka i paska 200 mije euro në banke të deklarume. Mi pas krejt ky ‘Poplli i Albin Kurtit’ qato i kishin izolu shtëpijat”, ka shkruar Syla.

Lajmi.net raportoi dje ndërkaq se si ministrja Artane Rizvanolli në deklarimin e saj të pasurisë ka hiç më pak se mbi 200 mijë euro të gatshme të shpërndara në disa llogari bankare. /Lajmi.net/