Rivaldo: Te Chelsea, Coutinho mund ta rikthejë formën e tij më të mirë
Rivaldo ka komentuar transferimin e mundshëm të Philippe Coutinho te Chelsea.
Sport
Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, ka dhënë mendimin e tij mbi transferimin e mundshëm të Coutinho te Chelsea, duke thënë se braziliani i Barcelonës mund ta gjejë veten në Londër.
Coutinho nuk ka gjetur formën e tij të duhur që kur largohej nga Liverpool, duke dështuar me Barcelonën, por edhe në huazimin e tij (aktual) te Bayern.
Lojtari tashmë po lidhet me kalimin e mundshëm te Chelsea dhe lidhur me këtë, Rivaldo ka dhënë mendimin e tij.
“Pas një sezoni e gjysmë te Barcelona dhe një tjetër te Bayern Munich, pa pasur suksesin që kishte te Liverpool, besoj se shansi i Coutinho për ta vazhduar karrierën te Chelsea është një shans shumë i mirë”, ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.
“Ai do të kalojë te një klub i madh dhe një vend i madh, një garë të cilën e njeh dhe ka pasur vitet më të mira deri më tani, kështuqë nëse kjo ndodh, jam i sigurt se ai do të ketë një shans të mirë që të shoh përmirësimin e tij në të ardhmen, pasi ai veçse ka shkëlqyer në Premierligë më herët”, shtoi braziliani.
Aktualisht, Chelsea po shihet si skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Coutinho, edhe pse me lojtarin lidhen edhe skuadra të tjera angleze. /Lajmi.net/