Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Rivaldo: Bale mund të rifitojë statusin e superyllit, nëse kalon te Newcastle

19:48 | 21 Maj 2020

Me anë të komenteve të fundit, Rivaldo duket sikur ka dhënë një sugjerim për Gareth Bale.

Ylli uellsian vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Real Madrid, me merkaton e verës që po afron.

MLS shihet si destinacion u mundshëm për anëtarin e Real Madrid, por së fundmi në listë është futur edhe emri i skuadrës së Newcastle.

Lidhur me të gjitha këto ka folur edhe Rivaldo, ikona braziliane e futbollit, i cili duket se nuk do t’i sugjeronte lojtarit transferimin në ShBA.

“Ka zëra që thonë se Bale po ofrohet në MLS dhe se ai po shikon për një kalim në ShBA, por unë mendoj se ai ka akoma për të treguar në futbollin evropian, para së të kalojë në MLS”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Newcastle mund të rritet ekonomikisht dhe mund të jetë shans i mirë për të, për të provuar se ai është akoma një top lojtar, dhe se mund të konsiderohet prap në mesin e më të mirëve”, ka shtuar braziliani.

“Mendoj se ai duhet të pranojë nëse diçka vjen nga Newcastle. Ai do të ishte ylli më i madh në skuadër dhe mund të lë gjurmë përsëri në Premierligë”, ka thënë mes tjerash Rivaldo.

Bale ka thënë shpeshherë se do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në fundin e kontratës. Mbetet të shihet cilët do të jenë hapat e tij gjatë kësaj merkatoje. /Lajmi.net/