Ritual i tmerrshëm: Prenë kokën e trupin për të vajtuar vdekjen e nipit të Profetit Muhamed (Foto+18)
Këto janë disa fotografi të tmerrshme që janë kapur në ceremoninë e Ashureve, që shënon vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Hussein.

Bota
Një pjesë e botës islame, bënë këtë ritual të përbashkët me shumë njerëz duke prerë vetën e duke u gjymtuar, si pjesë përbërëse e kësaj tradite, transmeton lajmi.net.
Fotografitë tregojnë fëmijë të shumtë të pafuqishëm duke qarë me dhimbje, gjersa të tjerët i prenë kokën me thikë të madhe si pjesë rituali.
Kjo traditë me këtë ritual të tmerrshëm, ka ndodhur në Ahmedabad të Indisë dhe në Afganistan.
Myslimanët shia, në këtë mënyrë mbajnë zi për vdekjen e nipit të Profetit Muhamed.
Pjesëmarrësit përdorin zingjir mjete të mprehta e thika të mëdha për të lënduar vetën sa më shumë në këtë ritual, si shkak për të vajtuar vdekjen e nipit të Profetit Muhamed.
Fëmijët, medoemos duhet të marrin pjesë në këtë traditë, e kështu duke e kopjuar atë çka bëjnë pleqtë dhe më të rriturit. /Lajmi.net