Rita sportive

Për dallim nga herat tjera, Rita Ora ka vendosur të ndërrojë paksa stil, duke u shfaqur me atlete dhe mjaft sportive. Këngëtarja shqiptare dukej për mrekulli, teksa mbante syze dhe një çantë në dorë, në një qendër sportive të Los Angelesit. Ajo e kishte veshur një bluzë me logon e gjigantit Adidas, me të cilin…

ShowBiz

25/01/2014 18:05

Për dallim nga herat tjera, Rita Ora ka vendosur të ndërrojë paksa stil, duke u shfaqur me atlete dhe mjaft sportive. Këngëtarja shqiptare dukej për mrekulli, teksa mbante syze dhe një çantë në dorë, në një qendër sportive të Los Angelesit.

Ajo e kishte veshur një bluzë me logon e gjigantit Adidas, me të cilin arriti marrëveshje bashkëpunimi ditë më parë. Në LA, Rita u pa edhe me DJ Calvin Harris, me të cilin duket se është ribashkuar, pas 2-3 javësh ndarjeje.

Ditëve të fundit, këngëtarja e hitit ‘How We Do’ u shfaq vazhdimisht me kostume fantastike, njëri më i mirë se tjetri. Rita definitivisht e ka arritur kulmin e karrierës.