Rita përqeshet nga mediat botërore për veshjen

Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora si duket ka arritur të jetë përsëri në qendër të vëmendjeve nëpër mediat botërore, por kësaj radhe jo për të mirë.

ShowBiz

04/07/2014 13:05

Rita është përqeshur nga mediat botërore, për veshjen e saj me të cilën është paraqitur për herë të fundit para publikut.

Këngëtarja kishte veshur një palë xhinse me një stil shumë të veçantë, stil ky që nuk është pëlqyer nga të huajt.

Pavarësisht kësaj, ajo ka arritur të kënaq publikun me paraqitjen që ka bërë në skenë, e cila ishte e jashtëzakonshme.