Rita Ora zhvishet para pasqyrës për të reklamuar aksesorët

Rita Ora pozoi topless derisa tregoi bizhuteritë para pasqyrës.

ShowBiz

29/09/2020 09:31

Rita Ora ka mahnitur fansat teksa tregon gjoksin duke u fotografuar topless, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 29-vjeçare dukej mahnitëse me një palë vathë diamanti, ndërsa fotografitë i ndau me ndjekësit në Insagram.

Rita i kishte kapur flokët në serinë e fotografive që i ndau me ndjekësit, ajo kishte vendosur një grim të rëndë dhe buzëkuq të kuq.

Në foton tjetër, këngëtarja pozoi e shtrirë në shtrat me xhinse, këmishë e bluzë, syze dielli dhe maskë në fytyrë,

https://www.instagram.com/p/CFpcmIID_z5/

Në mbishkrimin që ia la fotografive, ajo shkroi “Ndonjëherë gjithçka që i duhet një vajze janë disa bizhuteri …”.

Rita pranoi komente pozitive nga ndjekësit. Ajo e kaloi verën në vende të ndryshme ekzotike, udhëtimi i saj i fundit ishte në Korfuz, ku pagoi 123 mijë funta për një javë në një vilë luksoze me të dashurin e saj të ri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CFe6UfxDM8Y/