Rita Ora sjell pamje të pullës postare teksa shprehet krenare për kontributin e gjyshit të saj

Posta e Kosovës ka nderuar Besim Sahatçiun dhe Leze Qenën me pullat e tyre postare në nder të kontributit të dhënë.

ShowBiz

26/03/2021 20:00

Posta e Kosovës për nder të kontributit në film ka nderuar regjisorin e mirënjohur shqiptar, Besim Sahatçiun me pullëne e tij postare, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtarja shqiptare e njohur Rita Ora që njëherësh është edhe mbesa e artistit të njohur.

Ajo në Instastory ka publikuar pullën postare dedikuar gjyshit të saj teksa edhe u shpreh mjaft krenare me veprat dhe kontributin e tij në artin shqiptar.

“Gjyshi im Besim Sahatçiu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë! Për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat e mahnitshëm që ai bëri. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi, e di që po na shikon nga qielli, mezi po pres të rri përsëri me ty një ditë, të dua”, shkroi Rita.

Pullën postare dhe mirënjohjen i pranoi babai i saj, Besnik Sahatçiu, fotografitë të cilat u postuan në faqen zyrtare të Facebook-ut nga Posta e Kosovës./Lajmi.net/