Rita Ora, sinonim i bukurisë shqiptare (Foto)

Bukuroshja nga Kosova, Rita Ora, ka fituar dashurinë e publikut nga e gjithë bota me zërin e saj, por ajo njihet edhe për bukuri.

ShowBiz

05/03/2017 14:43

Në fotografinë e postuar nga vetë këngëtarja në profilin e saj në Instagram, Rita e vërteton se është imazh i bukurisë shqiptare në botë, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi po arrinë sukses edhe duke u bërë fytyrë reklamuese e shumë kompanive prestigjioze.

Bukuria dhe thjeshtësia ishin dy elementet që e përbënin fotografinë e këngëtares së njohur, në fotografinë e fundit që ka postuar.

Po ashtu, ajo që vërehet në foton e Ritës është edhe grimi që ka vendosur, e që është jo shumë i rëndë.

Për dukjen e saj shumë natyrale, bukuroshja kishte marrë shumë komente nga fansat. /Lajmi.net/