Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Paynes: Ishte gëzim i madh ta kishe në skenë dhe jashtë saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë. Rita, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e mërzitur nga lajmi për vdekjen e Paynes, me të cilin kishte…

ShowBiz

17/10/2024 15:29

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

Rita, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e mërzitur nga lajmi për vdekjen e Paynes, me të cilin kishte realizuar edhe një këngë, për të cilën ka deklaruar se tash merr krejtësisht kuptim të ri për të.

“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të – ishte gëzim i madh ta kishe në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/