Rita Ora pjesë e kalendarit të kompanisë së gomave “Pirelli 2022”

Këngëtarja Rita Ora është bërë pjesë e kalendarit të famshëm të kompanisë së gomave: “Pirelli 2022”.

ShowBiz

01/12/2021 22:00

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me një postimi në Instagram, ndërsa ka thënë se ndihet e nderuar të jetë pjesë e kalendarit më të famshëm në glob, shkruan lajmi.net.

Por, kalendari i vitit të ardhshëm përfshin edhe figura të tjera me influencë në publik, të tillë si Grimes, Cher, Jennifer Husdon dhe disa të tjerë.

E veçanta e fotografive të publikuara në këtë kalendar është se shumica janë të shkrepura në Pallatin e Teatrit në Los Angeles, i cili daton prej vitit 1911, ndërsa disa të tjera janë realizuar në kështjellën Marmon në Francë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të gjithë ata që dalin në kalendar duhet të pozojnë në mënyrë provokuese, nudo ose gjysmë të zhveshur./Lajmi.net/