Rita Ora pëson një incident, lëndon këmbën

Puna e pandalshme nganjëherë sjell edhe gjëra që nuk dëshirojmë të na ndodhin.

ShowBiz

22/01/2020 08:45

Rita Ora gjatë ditëve të fundi ka punuar intenzivisht rreth xhirimeve për projektet e reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në të njëjtën kohë ka marrëveshje me marka të njohura, të cilave ua reklamon produktet.

Së fundi, ajo përmes disa imazheve ka treguar se ka lënduar këmbën, saktësisht ka ndrydhur kyçin e këmbës.

Por, kjo gjë nuk e bëri atë të ndalej, edhe pse në fotografitë e fundit tregon se këmba i ishte ënjtur teksa e krahasonte atë me këmbën tjetër.

Për ndryshe, Rita Ora së fundi ka realizuar fotosesion të ri për “Thomas Sabo”. /Lajmi.net/