Rita Ora njofton fansat për datën e lansimit të klipit të ri
Rita Ora ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri.

ShowBiz
Rita Ora po vazhdon të jetë aktive si me koncerte ashtu edhe me projekte muzikore. Artistja ka njoftuar se nesër publikohet klipi i ri, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja nga Prishtina ka përfunduar xhirimet e këngës ‘New Look’ e cila është pjesë e albumit të saj ‘Phoenix’, skenat janë xhiruar në Dubai dhe klipi pritet të jetë ‘Flakë’.
Në postimin e bërë ajo konfirmoi se nesër publikohet klipi i ‘New Look’ duke shtuar se ishte shumë kënaqësi të xhiroj në një vend si Dubai. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bz58gIKF1yZ/