Rita Ora në jurinë e ‘The Voice of UK’

Rita zëvendëson ‘X Factor’ me ‘The Voice’, pranon të jetë pjesëtare e jurisë së shout të talentëve të BBC në Angli.

ShowBiz

22/08/2014 22:41

Rita Ora pranon ofertën e BBC për të qenë pjesëtare e ‘The Voice’ në Angli disa muaj pasi ka rrefuzuar ofertën 1 milion dollarëshe të Simon Cowell për të qenë pjesë e ‘X Factor’.

Rita do të zëvendësojë australianen Kylie Minogue dhe ka bërë një kontratë milionëshe me BBC.

Një burim ka treguar: ‘Rita është ylli i popullit i momentit, organizuesit janë shumë të kënaqur. Ata mendojnë se ajo do t’a rrisë shoun dhe do ta bëjë edhe më të popullarizuar se Kylie.’

‘Është dashur muaj negociatash por Rita është e lumtur dhe mendon se kjo është një marrëveshje më e mirë se X Factor, pasi ajo ende do të jetë në gjendje të vazhdojë me muzikën dhe të mos humbasë shumë kohë si në X Factor’.