Rita Ora ndan me ndjekësit pak nga skenat ‘hot’ të këngës së re
Rita Ora i ka publikuar disa nga prapaskenat e klipit të ri.

ShowBiz
Këngëtarja Rita Ora, të premtën do ta publikojë projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Duke qenë se fansat e shumtë të saj mezi po presin që kënga të publikohet, Rita ka vendosur që me ta të ndajë pak nga skenat ‘hot’ të klipit.
Kënga titullohet “Ritual” dhe është një bashkëpunim i Ritës me DJ Tiesto dhe Jonas Blue andaj parashikohet që të jetë një hit për këtë vit.
“Shumë e egër, shumë e lirë…Ritual me Tiesto, Jonas Blue të premten!”, ka shkruar Rita pranë postimit./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/ByDk5otlTIJ/