Rita Ora ‘kuq e zi’

Rita Ora ishte e ftuar si mysafire nderi në klubin ‘Steam & Rye’ të martën mbrëma, ku zgjodhi ngjyrat kombëtare për veshje.

ShowBiz

12/11/2014 13:40

Por, pasi që u shfaq pak në këtë klub, Rita Ora nxitoi për ta takuar të dashurin e saj Ricky Hil për një darkë natën vonë në një restorant të quajtur Mr. Chows.

Çifti – që janë bashkë që nga vera e këtij viti – janë shfaqur shumë bashkë në javët e fundit, dhe siç duket nuk po mjaftohen me njëri-tjetrin, transmeton Lajmi.net.

E veshur me një pallto të kuqe, një bluzë të zezë nën pallto dhe një kapelë me një fjongo të kuqe gjithashtu, Rita edhe pse nuk deshi ra në vëmendjen e fotografëve.

Pavarësisht dukjes elegante të së dashurës së tij, Ricky nuk ishte veshur me një veshje për darkë. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë dhe e përcjellte atë nga mbrapa teksa po dilnin nga restoranti.