Rita Ora krenare me suksesin e këngëtareve kosovare, ka disa fjalë për Taynën e Dafinën

Rita Ora i ka treguar gjithë botës përse është krenare me vendin nga vjen.

ShowBiz

13/08/2019 18:40

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit jë fotografi, të shkëputur nga klipi i ri i Dafina Zeqirit dhe Taynës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përmes këtij postimi, ka thënë se ndihet krenare me vendin nga është, njëkohësisht u shpreh e lumtur se si vajzat kosovare frymëzojnë të tjerat dhe përfaqësojnë lirinë.

“Mund vetëm të them përse ne vajzat kosovare jemi aq në ajër! E dua vendin nga jam! Dhe më pëlqen që gratë marrin vetë kontrollin dhe janë vetvetja dhe frymëzojnë, faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe ju tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë, Vazhdoni të shkëlqeni. E dua këtë, më bën shumë të lumtur”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri dhe Tayna ka pak ditë që publikuan këngën “Bye Bye”, e cila është ndër këngët më të dëgjuara të momentit në vend dhe ka arritur mbi 2 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/