Rita Ora i thotë jo Simon Cowell, refuzon 1 milion dollarë

Me muaj të tërë është folur se Rita Ora do të jetë pjesë e panelit të jurisë së X Factor në Angli. Simon Cowell e ka pasur si favorite dhe i ka bërë ftesë zyrtare, por asaj i është dashur të refuzojë pasiqë është shumë e ngarkuar me projektet e tjera dhe me albumin i…

ShowBiz

07/03/2014 11:10

Me muaj të tërë është folur se Rita Ora do të jetë pjesë e panelit të jurisë së X Factor në Angli.

Simon Cowell e ka pasur si favorite dhe i ka bërë ftesë zyrtare, por asaj i është dashur të refuzojë pasiqë është shumë e ngarkuar me projektet e tjera dhe me albumin i cili është në përfundim.

‘Ritës formalisht i është bërë ftesë për punën në X Factor dhe ajo ishte shumë e kënaqur, por e ka refuzuar’ ka thënë një burim për Mirror, duke shtuar: ‘Ajo është në LA për momentin, duke bërë takime dhe kontakte e duke punuar shumë në studio’.

Rita do të sjellë albumin e ri këtë verë, kështuqë ai është prioritet i saj.

Ajo do të koncentrohet në muzikën e saj dhe nuk do që të shpërqëndrohet në gjërat e tjera.

Duke parë vështirësitë e Jessie J për të punuar albumin kur ka qenë pjesë e ‘The Voice’ dhe duke mos qenë e sigurt se si do të paraqitet në një reality show, Rita frikësohet se do të dështojë njëlloj si Jessie J.

Poashtu Rita ka edhe një rol për të bërë, te filmi ’50 shades of Grey’ dhe është shprehur se nuk ka kohë të koncentrohet vetëm në X Factor, pasiqë është punë me orar të plotë, për muaj të tërë koncentrmi.

Rita është duke realizuar videon e re të këngës që do të dalë shumë shpejt, ‘I will never let you down’.