Rita Ora gati për “Alba Festival”, përshëndet në shqip fansat me një video
Rita Ora do të jetë pjesë e festivalit "Alba" që mbahet në Zivcër.

ShowBiz
“Alba Festival” do të mbledh disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare në një vend, shkruan lajmi.net.
Në mesin e artistëve që performojnë në këtë festival që mbahet më 29 dhe 30 qershor është edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.
Ajo përmes një videoje ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Alba Festival”, ndërsa përshëndet fansat në shqip, duke thënë “Kce me mua, Të dua shumë”.
Për ndryshe, “Ritual” titullohet kënga e fundit nga Rita, të cilës dje ia publikoi edhe videoklipin. /Lajmi.net/