Rita Ora dhe Lewis Hamilton përfundojnë pushimin në Ulqin, kthehen në Britani (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora këto ditë ka zgjedhur të pushojë në Ulqin, në plazhin "Ada Bojana".

ShowBiz

06/07/2016 23:49

Mirëpo Rita Ora nuk ishte e vetme në këtë pushim, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte e shoqëruar nga motra e saj Elena dhe Lewis Hamilton, kampion i Formula 1. Për këtë të fundit është spekuluar që Rita ka diçka më shumë se shoqëri, mirëpo nuk është konfirmuar asgjë.

Se ata ishin bashkë në pushim dhe se sot janë kthyer në Britani të Madhe e dëshmojnë edhe fotografitë më poshtë, nëse shikohen në bazë të orës kur janë publikuar.

Lewis Hamilton në postimin e fundit të bërë para 4 orësh tregon se tashmë ka arritur në Britani./Lajmi.net.