Rita Ora anulon koncertin në Izrael

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka filluar turneun në vende të ndryshme të botës tash e një kohë.

ShowBiz

28/06/2018 20:33

Ajo së fundmi ka anuluar edhe koncertin e saj që pritej ta mbante në “August Wow Festival”, në Rishon Lezion, shkruan lajmi net.

Ora e ka konfirmuar kompaninë e saj se koncerti duhet anuluar për shkak të disa problemeve shëndetësore që ajo ka.

Disa raportime të tjera kishin nxjerrë në pah informacionet se shkaku i këtij anulimi në fakt ishte një ndërhyrje kirurgjike.

Ora ishte bërë e ditur se do të performonte me 1 gusht në një festival veror në Rishon Lezion bashkë me artistin, Jason Derulo.

Pavarësisht se ka anuluar këtë koncert ajo ka paralajmëruar koncertet e radhës që do t’i mbajë ane e mbanë botës. /Lajmi.net/