Rita mban koncert në Dubai, merr vëmendjen me kostumin që ka veshur

Rita Ora di si të marrë vëmendjen me paraqitjet publike.

ShowBiz

23/03/2019 23:19

Rita Ora në kuadër të turneut botëror, sonte ka performuar në Dubai, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja sonte ka performuar bashkë me Liam Payne në një koncert, ku si çdo herë ishte plot energji në skenë.

Pasi përfundoi performancën, Rita ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në Instagram, në të cilat shfaqet me një kostum pink.

Rita Ora së fundi ka publikuar këngën “R.I. P” në duet me Sofie Reyes dhe Anitën. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvXZDsNnPUL/