Rita inçizon këngë me Wiz Khalifan (Foto)

Rita Ora do sjellë bashkëpunime me disa nga yjet më të mëdhenj të momentit në albumin e ri.

ShowBiz

18/08/2015 17:43

Videoklipi për bashkëpunimin ‘Body on me’ me Chris Brown pritet nga gjithë bota të ‘bombardojë nesër.

Por, ky nuk është bashkëpunimi i vetëm me të famshëm që Rita do ketë në albumin e ri, transmeton Lajmi.net.

Ajo ka treguar se ka gati këngën me artistin Ed Sheeran ndërsa edhe artisti tjetër për të cilin ajo nuk ka dashur të tregojë është zbuluar.

Është ky reperi Wiz Khalifa me të cilin Rita është parë të hyjë në studion e inçizimit në orët e vona të mbrëmjes, një natë pasi janë takuar në ceremoninë e ‘Teen Choice Awards’.

Khalifa ka sunduar çartet muzikore në gjithë botën këtë vit me superhitin ‘See you again‘, ndërsa edhe kënga e Ritës me Chris Brown pritet të ketë sukses të madh, derisa kënga mes dyshes është në fazat e para./Lajmi.net

rita-wi2 rita-wiz2 rita-wiz rita-wiz1 rita-wiz4 rita-wiz3 rita-wiz5

YouTube player