Rita i kthehet punës në bar

Rita Ora është rikthyer të punojë në barin e babait të saj, për ta kujtuar veten në jetën para famës. 22 vjeçarja u rikthye në ‘Queens Arms’ në Kilburn, në veri-perëndim të Londrës, për ta kujtuar se sa e vështirë ishte jeta e saj, dhe se ku ka arritur ajo tash. Njëra prej atyre që…

ShowBiz

17/11/2013 19:00

Rita Ora është rikthyer të punojë në barin e babait të saj, për ta kujtuar veten në jetën para famës. 22 vjeçarja u rikthye në ‘Queens Arms’ në Kilburn, në veri-perëndim të Londrës, për ta kujtuar se sa e vështirë ishte jeta e saj, dhe se ku ka arritur ajo tash.

Njëra prej atyre që kishte punuar me Ritën, por edhe me shumë yje tjera, Jazz Smedley, ka folur për rrugëtimin e këngëtares shqiptare deri tek arritja e famës.

“Unë ja bëja manikyrin Ritës, ajo ishte aq e dashur. Ajo më ka treguar se sa fort ka punuar, që të bëhet e suksesshme dhe se si kishte ndihmuar në barin e babait të saj, kur ishte e re:, tha Smedley.

“Ajo tha se u rikthye prapa, për ta kujtuar veten se sa e vështirë ishte kjo punë. Ajo më ka inspiruar që të punoj fort, për të arritur në karrierë”, shtoi Jazz. Siç dihet, Rita Ora është rritur në Londër, ndërsa ka prejardhje shqiptare.