Rita e kalli Dubain

Rita Ora ka krijuar atmosferë të zjarrtë në Dubai. Këngëtarja kosovare e kaloi në këtë vend të Emirateve të Bashkuara Arabe ditën e Shën Valentinit, duket e mbajtur një koncert madhështor. “Faleminderit për periudhën më të mirë që ma mundësuat ta kaloj në Dubai. Dhe, për kalimin e ditës së Shën Valentinit së bashku me…

ShowBiz

15/02/2014 20:48

Rita Ora ka krijuar atmosferë të zjarrtë në Dubai. Këngëtarja kosovare e kaloi në këtë vend të Emirateve të Bashkuara Arabe ditën e Shën Valentinit, duket e mbajtur një koncert madhështor.

“Faleminderit për periudhën më të mirë që ma mundësuat ta kaloj në Dubai. Dhe, për kalimin e ditës së Shën Valentinit së bashku me ju. Ju jeni të jashtëzakonshëm. Shihemi së shpejti. Do të kthehem”, ka shkruar 23 vjeçarja në rrjetin social Instagram.

Sigurisht, Rita do të kthehet sërish në Dubai, me ndonjë koncert tjetër gjatë këtij viti. Për shkak të angazhimeve në karrierat përkatëse, Rita Ora dhe Calvin Harris nuk patën kohë për njëri tjetrin, në ditën e të dashuruarve.