Rita e emocionuar për projektin që po përgatit: Mezi pres ta shihni

Rita ka paralajmëruar diçka të re me postimin e fundit.

ShowBiz

14/01/2021 18:16

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund po rikthehet me diçka të re, shkruan lajmi.net.

Artistja, së fundi u bë e ditur që së shpejti do ta publikojë këngën “Flame”, ani pse ajo ende nuk ka zbuluar detaje.

Me postimin e fundit, Rita ka paralajmëruar diçka të re, por nuk e bëri të qartë nëse ka të bëjë me këngë të re, apo me diçka tjetër.

“Oh fansat e mi, sa shumë më mungoni çdo ditë!! Kjo ishte derisa ne po xhironim diçka shumë ngazëllyese, kjo është edhe pse po qeshi!! Mezi pres ta shihni! ?❤️?☺️ @disclaimer_official“, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ndryshe, këngëtarja ka etiketuar markën “Disclaimer”, duke lënë të kuptohet se ajo ka bashkëpunuar me këtë biznes.

Mbetet të shihet se çfarë fshihet pas postimit paralajmërues të Rita Orës. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)