Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen. Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave. Ndërsa ditën e djeshme KQZ-ja…

Lajme

27/01/2026 08:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.

Ndërsa ditën e djeshme KQZ-ja bërë të ditur se ky proces u përmbyll plotësisht në 25 komuna.