Rinumërohen 78% e vendvotimeve

Deri më tani janë rinumëruar 1101 vendvotime ose 78.25% nga 1407 vendvotime.

Lajme

22/11/2019 07:54

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.

Deri më tani janë rinumëruar 1101 vendvotime ose 78.25% nga 1407 vendvotime gjithsej.

Ndryshe, procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda kësaj jave, me ditën e diel që shihet si më e mundshmja nga zyrtarët e KQZ-së. /Lajmi.net/