Rinumërohen 715 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për ato vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 715 vendvotime, nga gjithsej 2.557 që janë në proces, transmeton lajmi.net. Nga rezultatet e përditësuara,…

Lajme

20/01/2026 14:06

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për ato vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 715 vendvotime, nga gjithsej 2.557 që janë në proces, transmeton lajmi.net.

Nga rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 48.15 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 27.14 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 10.27 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.45 për qind të votave./lajmi.net/