Rinumërimi: Kurti i humbi mbi 500 vota, në minus dolën edhe Hamza, Abdixhiku e Haradinaj

Sot KQZ miratoi rezultatet përfundimtare, pa rezultatin e Listës Serbe. Pas rinumërimit të 100 për qind të votave, liderët e katër partive kryesore kanë pësuar rënie, transmeton lajmi.net. I pari i VV-së, Albin Kurti humbi 502 vota pas rinumërimit, duke qenë në top 5shen e partisë për më së shumti vota të hequra. Në minus…

Lajme

31/01/2026 20:28

Sot KQZ miratoi rezultatet përfundimtare, pa rezultatin e Listës Serbe.

Pas rinumërimit të 100 për qind të votave, liderët e katër partive kryesore kanë pësuar rënie, transmeton lajmi.net.

I pari i VV-së, Albin Kurti humbi 502 vota pas rinumërimit, duke qenë në top 5shen e partisë për më së shumti vota të hequra.

Në minus doli edhe i pari i PDK-së, Bedri Hamza. Atij iu hoqën 194 vota.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbeti po ashtu pa qindra vota. Atij iu hoqën 238 vota.

Të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj iu hoqën veç 42 vota./lajmi.net/