Rinumërimi i votave vazhdon – Përditësimet e fundit nga KQZ
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve. Që nga nisja e këtij procesi, janë procesuar 40 nga 914 vendvotime që KQZ ka vendosur të rinumërohen. Bazuar në përditësimet e fundit, rezultatet nuk kanë ndryshuar shumë krahasuar me të dhënat paraprake. Nga të dhënat më të fundit:…
Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve.
Që nga nisja e këtij procesi, janë procesuar 40 nga 914 vendvotime që KQZ ka vendosur të rinumërohen. Bazuar në përditësimet e fundit, rezultatet nuk kanë ndryshuar shumë krahasuar me të dhënat paraprake.
Nga të dhënat më të fundit:
Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.31% ose 5,362 vota
Partia Demokratike e Kosovës ka 19.59% ose 2,268 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 17.07% ose 1,977 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 10.90% ose 1,262 vota
KQZ po vazhdon të bëjë përditësime të rregullta të të dhënave. /Lajmi.net/
