Rinis kërkimi për 25 vjeçarin e zhdukur tek Liqeni i Batllavës

Ka rinisur operacioni për kërkimin e 25 vjeçarit, që dysho9het se ka rënë me një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës. Kërkimi për të ka rinisur sërish sot. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, i cili th se operacioni u ndërpre mbrëmë pas orës 21:00, për shkak të errësirës. “Operacioni…

Lajme

01/07/2026 08:50

Ka rinisur operacioni për kërkimin e 25 vjeçarit, që dysho9het se ka rënë me një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës.

Kërkimi për të ka rinisur sërish sot.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, i cili th se operacioni u ndërpre mbrëmë pas orës 21:00, për shkak të errësirës.

“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”.

Lajmi.net ka raportuar dje në vazhdimësi nga afër në lidhje me zhvillimet për kërkimin e të riut, L.R./Lajmi.net/