Rinia mbetet prioritet i platformës qeverisëse të Xhafer Gashit

Kandidati i Iniciativës Qytetare për Obiliqin dhe kreu aktual i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se rinia mbetet prioritet i platformës së tij qeverisëse.

Lajme

23/09/2021 09:29

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka thënë se fuqizimi i të rinjve është një nga pikat kryesore të platformës në fjalë.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Jemi të parët, me rininë e Obiliqit!

Në platformën tonë qeverisëse, prioritet mbetet fuqizimi dhe avancimi i të rinjëve të Obiliqit, në theks të veçantë në fushën e arsimit dhe krijimit të kushteve të reja për inovacion përmes fondit inovativ dhe ngritjes së Qendrës Inovative.

Platformën e plotë mund ta gjeni edhe online në këtë link[ https://bit.ly/3nMG5Hp ]

#Bashkë për rininë!

Xhafer Gashi”