Rinia e PDK-së kundër Ramiz Lladrovcit pas publimit të audio-incizimeve, e rrethojnë komunën me mbishkrimin “DANGER”
Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik përpara komunës së Drenasit. Të rinjtë e PDK-së kanë vendosur shirita të verdhë në hyrje të Komunës së Drenasit, me mbishkrimin “danger”. Kjo pasi këto ditë u publikua një audioincizim i kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, ku dëgjohej duke folur për një pronë milionëshe në…

Lajme
Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik përpara komunës së Drenasit.
Të rinjtë e PDK-së kanë vendosur shirita të verdhë në hyrje të Komunës së Drenasit, me mbishkrimin “danger”.
Kjo pasi këto ditë u publikua një audioincizim i kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, ku dëgjohej duke folur për një pronë milionëshe në këtë komunë.
Në ballë të këtij aksioni është parë edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.