Rina Maloku emocionon me videon për Festim Isufin – e uron për ditëlindje

Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi. Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta. Isufi ishte një nga…

ShowBiz

01/07/2025 12:33

Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi.

Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta.

Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, i cili ka lënë një gjurmë të rëndësishme në fushën e dizajnit.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes artit dhe njerëzve që e deshën.

Videoja dhe mesazhi i Rinës janë një dëshmi e një dashurie të sinqertë dhe e një lidhjeje që ka tejkaluar kohën.

Për kujtim, i njëjti u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare.