Rikthimi në Barcelonë? Deco jep lajmin për Leo Messin

Fotografia e Lionel Messit në Camp Nou u bë virale dhe emocionoi miliona tifozë, të cilët për një moment menduan se rikthimi i tij te Barcelona mund të bëhej realitet. Pamja e argjentinasit në stadiumin ku ndërtoi një karrierë legjendare ndezi diskutime dhe fantazi në rrjetet sociale. Por shumë shpejt, entuziazmi u shua nga vetë…

Sport

04/12/2025 08:37

Fotografia e Lionel Messit në Camp Nou u bë virale dhe emocionoi miliona tifozë, të cilët për një moment menduan se rikthimi i tij te Barcelona mund të bëhej realitet. Pamja e argjentinasit në stadiumin ku ndërtoi një karrierë legjendare ndezi diskutime dhe fantazi në rrjetet sociale.

Por shumë shpejt, entuziazmi u shua nga vetë drejtuesit e klubit. Fillimisht presidenti Joan Laporta e minimizoi mundësinë e një rikthimi, duke e bërë të qartë se nuk ka asnjë lëvizje konkrete në këtë drejtim. Më pas, edhe drejtori sportiv Deco i dha fund çdo dileme.

“Messi me huazim? Leo ka një kontratë, nuk mendoj se është e mundur”, ka deklaruar Deco.

Portugezi theksoi se një huazim afatshkurtër nuk ishte aspak i mundur, duke thënë se Messi ka kontratë dhe se ide të tilla nuk janë realiste në situatën aktuale. Kështu, për momentin, rikthimi i ëndërruar i Messit në Barcelonë mbetet thjesht një skenë nostalgjie e tifozëve.