Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, flasin kosovarët: Le të na lirojë Thaçin e Veselin, të tjerat i bëjmë vet

Presidenti i 47-të amerikan Donald Trump ka shënuar rikthimin e tij politik gjatë ditës së dijshme, ku u bë ceremonia e inaugurimit dhe betimi i tij. Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump, qytetarët kosovar kanë dhënë qëndrimet e tyre se cili do të jetë roli i tij në Kosovë. Derisa…

Lajme

21/01/2025 11:01

Presidenti i 47-të amerikan Donald Trump ka shënuar rikthimin e tij politik gjatë ditës së dijshme, ku u bë ceremonia e inaugurimit dhe betimi i tij.

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump, qytetarët kosovar kanë dhënë qëndrimet e tyre se cili do të jetë roli i tij në Kosovë. Derisa pritjet e qytetarëve kanë qenë të mira duke thënë se Trumpi do të jetë më konkret, e më i prerë sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

Qytetari Hysen Fazliu nga Prishtina tha se si shoqëri kosovare nuk janë serioze derisa shtoi se duhet qëndruar sy hapur ndaj aleatit.

Fazliu ka përmendur dialogun duke thënë se pret që punët të jenë më të prera e më serioze e jo të ngadalësuara.

“Mendoj që Trump ka me qenë më konkret, jo me i ngadalësua punët dhe realisht dialogu jonë duke e ditur me kë ka punë duhet me qenë i tillë, që me shkua punët më të prera, më serioze e jo të ngadalësuara se me dekada vetëm u bënë por me shekuj me fillua me prit Serbinë, ajo e merr edhe Prishtinën. Duhet me ardh një njeri i tillë që me i krijua punët më shpejtë…Po më duket se nuk jemi serioz ndaj aleatit shekullor që e kemi si shqiptarë,për atë dhe kemi qenë ku kemi qenë pa aletë se nuk kemi pasur aleatë të fuqishëm kurrë e duhet të jemi shumë sy hapur, duhet të jemi mirënjohës, të drejtë ndaj tyre për çdo gjë, jo me bo shaka me ata. Ne jemi 1 milion e gjysmë nuk kemi fuqi, nuk jemi kurrkund, jemi shtet i sapo formuar, andaj duhet të jemi shumë serioz”, ka deklaruar Fazliu.

Edhe qytetari Blendion Rizahu ka vetëm një kërkesë nga presidenti Trump. Ai pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Jemi duke e pritur vetëm Hashim Thaçin e Kadri Veselin me e lëshu nga ana e Trumpit, tjetër gjë prej tij nuk presim asgjë. Tjerat gjëra i bëjmë vet”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Behram Krasniqi mendon se Trumpin e kanë këshilluar pro-serbët derisa në këtë mandat pret që ai do jetë më i kujdesshëm me këshillat e tyre.

“Trump do ta ketë një politikë konstante amerikane, nuk do të ndryshoj shumë, por unë mendoj sa i përket çështjes së Kosovës, ai do të jetë më i drejtpërdrejtë dhe do ta avancojë qëndrimin e tij në krahasim me mandatin para katër vitesh kur ishte, sepse jam i bindur se atëherë i ka pasur disa këshilltarë të cilët nuk e kanë këshilluar mirë, ndoshta e kanë këshilluar me qëllime të këqija siç është pro-serbi Granell, kështu që mendoj në atë aspekt Kosova do të fitoj me inaugurimin dhe me zgjedhjen e presidentit Trump. Krejt varet edhe prej nesh”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe një qytetarë që nuk shprehi dëshirë të prezantohej me emër tregon se të gjithë presidentët e kaluar kanë pasur qëndrim të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe shpreson që ky qëndrim të vazhdoj dhe me presidentin e ri të SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kushdo që ka qenë president kanë pasur një rol krucial dhe shumë të rëndësishëm për Kosovën. Po shpresojmë shumë që do vazhdojnë ta mbajnë atë rol që do të jetë një prej aleatëve më të afërm dhe më të ngushtë dhe më të nevojitur për shoqërinë tonë”, ka thënë ai.

Presidenti Trump është betuar dje si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe ka mbajtur fjalimin tradicional të inaugurimit para shumë të pranishmëve dhe personaliteteve botërore.

Ndërsa mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është konsideruar shqetësuese nga analistët politikë. Sipas tyre, kjo tregon për “raportet e dëmtuara të këtij estabilishmenti politik me SHBA