Rikthimi i tifozëve anglezë në stadium, detajet e nevojshme

Një total prej 22,000 spektatorësh do të lejohen të shikojnë ndeshjen finale FA Cup më 15 maj.

Sport

04/05/2021 23:44

Chelsea dhe Leicester City janë skuadrat që do të luftojnë për titullin e FA Cup këtë edicion, raporton lajmi.net.

Të dy skuadrat kanë marrë lajmin e madh se do të rikthehen tifozët në stadium, ku secila skuadër do të ketë nga 6,250 tifozë në stadium.

9,000 bileta do të shpërndahen falas për banorët e zonës së Londrës, punëtorët kryesorë, mysafirët e stadiumit si dhe aksionarët e FA.

Të gjithë spektatorët që marrin pjesë në lojë duhet të prodhojnë prova që kanë kaluar ose nuk e kanë virusin.

Tifozët e pranishëm gjithashtu duhet të mbajnë maska në fytyrë gjatë gjithë kohës, të mbajnë distancën shoqërore dhe të jenë 16 vjeç e lart për të parë ndeshjen drejtpërdrejt./Lajmi.net/