Rikthimi i Pjanic në Juventus, boshnjaku pëlqen artikullin në Instagram
Miralem Pjanic është afër të rikthehet në Juventus.
Sport
Sipas mediave italiane, Miralem Pjanic mund të ritkhehet në Juventus pas një sezoni të dobët në “Camp Nou”.
Në fakt, është vet mesfushori boshnjak i cili i ka hedhur benzinë zjarrit duke pëlqyer një postim në rrjetin social, Instagram.
Gazetari italian, Carlo Laudisa kishte publikuar një lajm në Gazzetta dello Sport, ku kishte sugjeruar se rikthimi Pjanic është afër, ndërsa 30 vjeçari e kishte pëlqyer postimin, transmeton lajmi.net.
Pjanic mund të rikthehet si lloj huazimi me të drejtë blerje sipas artikullit.
Ai vet me pëlqimin e këtij postimi e ka bërë të ditur dëshirën e tij për tu rikthyer në “Allianz Stadium”./Lajmi.net/