Rikthimi i mundshëm i Osmanit, Haziri: LDK-ja familja politike më e sigurt, kujdeset për besimtarët e saj

Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK-ja mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë. Haziri shtoi se Vjosa Osmani po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Deklarata vjen ndërkohë që spekulimet për rikthimin e Osmanit në…

Lajme

11/03/2026 13:44

Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK-ja mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë.

Haziri shtoi se Vjosa Osmani po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Deklarata vjen ndërkohë që spekulimet për rikthimin e Osmanit në LDK janë rritur pasi më 4 prill përfundon mandatin e saj presidencial.

“LDK-ja është familja politike më e sigurt, mban fjalën dhe kujdeset për besimtarët politikë të saj! Vjosa Osmani është Presidente në detyrë dhe po sheh përpara në mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Se cila është rruga për këto zgjedhje është vetëm vendimi i saj”, tha Haziri për GazetaBlic.