Rikthimi i Listës Serbe në veri, Mitrovica e Veriut pa asnjë aktivitet për 17 shkurtin

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut nuk është vendosur asnjë flamur për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Flamuri i vetëm që shihet në atë zonë është i vendosur pranë një kafiterie, ndërsa në hapësirat publike të qytetit mungojnë simbolet shtetërore të Kosovës, raporton KosovaPress. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishte mbajtur seancë…

Lajme

17/02/2026 19:48

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut nuk është vendosur asnjë flamur për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Flamuri i vetëm që shihet në atë zonë është i vendosur pranë një kafiterie, ndërsa në hapësirat publike të qytetit mungojnë simbolet shtetërore të Kosovës, raporton KosovaPress.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishte mbajtur seancë solemne për nder të 17 Shkurtit, këtë vit në komunat veriore nuk është organizuar asnjë seancë e tillë. Rikthimi i Listës Serbe në institucionet komunale në veri ka bërë që të mos ketë aktivitete zyrtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Përveç flamujve serbë që shihen nëpër rrugët e qytetit, mungesa e flamujve të Kosovës ka bërë që festa e pavarësisë të kalojë pa shenja simbolike në këtë pjesë të vendit.