Rikthimi i Gjermanisë fundos Suedinë

Gjermania mposhti në udhëtim Suedinë 5-3 në një duel spektakolar mes skuadrave që e dinin statusin e tyre edhe para këtij ballafaqimi. Gjermania siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 në xhiron e shkuar të Grupit C kurse Suedia do ta kërkojë pjesëmarrjen nëpërmjet play-offit. Vendasit kishin avantazhin e dy golave pas shënimeve nga Tobias…

Sport

15/10/2013 21:37

Gjermania mposhti në udhëtim Suedinë 5-3 në një duel spektakolar mes skuadrave që e dinin statusin e tyre edhe para këtij ballafaqimi.

Gjermania siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 në xhiron e shkuar të Grupit C kurse Suedia do ta kërkojë pjesëmarrjen nëpërmjet play-offit.

Vendasit kishin avantazhin e dy golave pas shënimeve nga Tobias Hysen dhe Alex Kacaniklic, mirëpo gjermanët u rikthyen furishëm duke realizuar katër herë brenda 22 minutash lojë nëpërmjet Mesut Ozil, Mario Gotze dhe Andre Schurrle (dy).

Hysen shënoi sërish për Suedinë por Schurrle kompletoi het-trikun në minutën e 76-të për rezultatin final. Gjermania përfundoi e para në kuotën e 28 pikëve, e përcjell nga Suedia me 20.

Në dy ndeshjet tjera, Austria fitoi 3-0 si mysafire e Ishujve Faro ndërsa Irlanda mundi Kazakistanin 3-1.