Rikthim shokues te Manchester United

Manchester United është i vendosur të kryejë një rikthim shokues duke i dhënë Alexis Sanchez një shans tjetër për të provuar veten e tij në klub.

Sport

28/01/2020 09:22

Sanchez aktualisht është me huazim në Inter Milan dhe fillimisht u mendua se shanset e tij për të shpëtuar karrierën e tij në United ishin minimale.

Sidoqoftë, siç raportohet nga Daily Star, United dëshiron që Sanchez të kthehet dhe do ta ndalojë atë të transferohet në Inter ose ndonjë klub tjetër këtë verë, përcjell lajmi.net.

Raporti përshkruan se Sanchez do të udhëtojë në turneun para-sezonal të United pasi klubi do të bëjë çdo përpjekje për ta integruar atë përsëri në skuadër.

Sanchez e ka fanellën me numrin 7 te United dhe do të ketë dy vjet të mbetura në kontratën e tij në Old Trafford nga vera e ardhshme.

Kiliani nuk ka arritur të shkëlqejë te Interi deri më tani, kryesisht për shkak të dëmtimit nga i cili është rikuperuar së fundmi. /Lajmi.net/