Rikthim në kohë | Kurti në vitin 2015: Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel (VIDEO)

Një deklaratë e fortë e Albin Kurtit nga viti 2015 po qarkullon sërish në opinionin publik, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje të Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe shumicës parlamentare të përfaqësuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Në atë kohë, Kurti, atëherë në opozitë, e kishte quajtur…

Lajme

08/08/2025 14:23

Një deklaratë e fortë e Albin Kurtit nga viti 2015 po qarkullon sërish në opinionin publik, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje të Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe shumicës parlamentare të përfaqësuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në atë kohë, Kurti, atëherë në opozitë, e kishte quajtur Isa Mustafën “super kriminel” për, siç pretendonte ai, shkelje të Kushtetutës, transmeton lajmi.net

“Ky njeri ka shkel Kushtetutën, është super kriminel. Nuk ka kriminel më të madh nëpër burgje se ai që e shkel Kushtetutën”, ishte shprehur Kurti në vitin 2015, duke e sulmuar ashpër ish-kryeministrin Isa Mustafa.

VIDEO:

Sot, rreth një dekadë më vonë, rolet janë ndërruar. Gjykata Kushtetuese vendosi që vetë Kurti dhe partia e tij kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe një aktgjykim të mëhershëm të kësaj gjykate, përmes ndërhyrjes në seancën konstituive të Kuvendit dhe detyrimit të votimit të fshehtë për Kryetarin e Kuvendit, si dhe me ndërprerjen e njëanshme të seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

Gjykata e ka shpallur të pavlefshme seancën dhe të gjitha veprimet që nga 27 qershori deri më 6 korrik, duke konstatuar shkelje të rënda procedurale dhe të rendit kushtetues. Po ashtu, ajo ka përcaktuar qartë se votimi për Kryetarin e Kuvendit duhet të jetë i hapur dhe se një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë./lajmi.net/