Rikthim i mundshëm te Napoli? Agjenti i Jorginhos zbulon të ardhmen e lojtarit
Agjenti i Jorginho pranon që mesfushori i Chelsea, Jorginho, dëshiron të kthehet në Serie A nëse largohet nga Bluetë dhe refuzon të përjashtojë një rikthim në Napoli.
Sport
Reprezentuesi italian u bashkua me Chelsea në 2018 nga Napoli dhe ai ka qenë i lidhur me një kthim në Stadio Maradona, transmeton lajmi.net.
“Ka shumë thashetheme rreth kësaj sepse ai luajti shumë mirë në Napoli,” i tha Jorge Santos Radio Marte.
“Është një moment i veçantë për të. Ai është një lojtar i rëndësishëm për Chelsea tani”, vazhdoi tutje agjenti.
“Sidoqoftë, ai është një lojtar i kombëtares së Italisë dhe ne jemi duke menduar për një kthim në Serie A nëse ai largohet nga Blues,” pranoi Jorge Santos.
“Nëse Napoli do të bëjë një ofertë, ne do ta vlerësojmë atë. Ai kaloi një kohë të shkëlqyer në Napoli dhe ka shumë miq atje”.
Jorginho luajti 160 ndeshje me Napolin midis 2014 dhe 2018. Kontrata e tij me Chelsea skadon në qershor 2023, derisa 29 vjeçari ka 16 gola në 125 paraqitje me gjigandët e Premierligës./Lajmi.net./