Riktheni fotografitë e fshira

I keni fshirë aksidentalisht fotografitë nga ‘memory card’ nga fotokamera e juaj digjitale apo nga ‘smartphone’ i juaj dhe jeni i mërzitur sepse nuk dini se si t’i riktheni ato? Mos i mëshoni kokës para se ta fusni atë në funksion. Me një fat të vogël, nëse nuk janë mbuluar nga datat tjera, fotografitë që…

Auto & Tek

14/11/2013 06:00

I keni fshirë aksidentalisht fotografitë nga ‘memory card’ nga fotokamera e juaj digjitale apo nga ‘smartphone’ i juaj dhe jeni i mërzitur sepse nuk dini se si t’i riktheni ato?

Mos i mëshoni kokës para se ta fusni atë në funksion. Me një fat të vogël, nëse nuk janë mbuluar nga datat tjera, fotografitë që i keni fshirë mund të jenë sërish në dispozicionin tuaj me vetëm disa ‘click’.

Në çfarë mënyre? Duke e përdorur ZAR. Ky i fundit është një aplikacion për Windows, i cili mundëson që t’i rikthesh fotografitë e fshira nga ‘memory card’, nga USB dhe pajisje të tjera, në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë. Përfshin edhe funksione që duhet të paguhen, por rikthimi i fotografive është falas 100%.